LAJMI I FUNDIT: Pioli rikuperon Tonali dhe Rebic. Formacioni i mundshëm dhe lista me 23

Skuadra e Stefano Pioli është në pritje të ndeshjes së fundit të vitit, kundër Lazios.

Tifozët kuqezi shpresonin të lexonin edhe emrat e Sandro Tonali dhe Ante Rebic të përfshirë në listën e të grumbulluarve dhe ashtu do të jetë…

Të dy lojtarët nuk janë në 100%, por stërvitjet e djeshme dhe të sotme kanë dhënë shenja pozitive që rrisin optimizmin për ndeshjen e mbrëmjes.

Me të dy të pranishëm në fushë, formacioni do të bëhej praktikisht, me Donnarumma në portë, Calabria, Kalulu, Romagnoli dhe Theo Hernandez në mbrojtje.

Në mesfushë Tonali së bashku me Krunic; në treshen pas sulmuesit kryesor Rafal Leao luajnë Saelemaekers, Calhanoglu dhe Rebic.

Prania e Tonalit sigurisht që peshon shumë, pasi do t’i ishte shtuar te mungesat e Bennacer dhe Kessie. Por, edhe Rebic ka peshë pasi luan në rolin e tij.

MILAN (4-2-3-1): Donnarumma; Kalabri, Kalulu, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Leao.

LAZIO (3-5-2): Reina; Patric, Luiz Felipe, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Escalante, Luis Alberto, Marusic; Caicedo, Immobile.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu