Në grumbullimin e Milanit për sezonin e ri sigurisht që binte në sy mungesa e Alessio Romagnonit dhe Leaos në stërvitje. Të dy të dëmtuar në fund të sezonit të shkuar, madje kapiteni edhe pak më herët se portugezi.
Sipas asaj që u mësua nga MilanNews.it, Alessio Romagnoli vazhdon me punën e personalizuar. Mbrojtësi kuqezi është duke u rikuperuar nga dëmtimi që pësoi korrikun e kaluar.
Lojtari pritet të kthehet në fushë rreth fundit të shtatorit, pra jo për ndeshjen ndaj Shamrock Rovers dhe as për dy sfidat e para të kampionatit ndaj Bologna dhe Crotone!