LAJMI I FUNDIT: Ndalet edhe Maignan, duhet të operohet! Motivi dhe komunikata e Milanit

Portieri Mike Maignan, pasi eshte kthyer nga ndeshjet e Ligës së Kombeve me Francën e tij, ku nuk ka zbritur ne fushe, është i detyruar të ndalet.

Problem mjaft i konsiderueshëm në kyçin e dorës së majtë për francezin po behet shqetesues.

Ndoshta një dhimbje që ka vazhduar që nga ndeshja ndaj Liverpool në Ligën e Kampionëve.

Në atë rast Maignan kishte kërkuar fillimisht zëvendësimin, për të qëndruar më pas stoikisht midis shtyllave dhe gjithashtu të luante ndeshjet e tjera.

Por me sa duket dhimbja në kycin tij të majtë mbizotëronte: siç raportohet nga Milani, francezi do të detyrohet të operohet.

Kjo është deklarata e lëshuar nga klubi: “Vazhdimi i një simptomatologjie të dhimbshme në dorën e majtë të Mike Maignan kërkon, pas një mendimi specialist, një artroskopi që do të kryhet nesër nga profesor Loris Pegoli”.

Kohët e shërimit të Maignan duhet të vlerësohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu