LAJMI I FUNDIT: Milenkovic-Chiesa të irrituar me Fiorentina dhe presidentin Commisso! Milani studion strategjinë

Fiorentina's Serbian defender Nikola Milenkovic (R) celebrates with Fiorentina's Italian forward Federico Chiesa after scoring during the Italian Serie A football match Fiorentina vs Napoli on August 24, 2019 at the Artemio-Franchi stadium in Florence. (Photo by Andreas SOLARO / AFP) (Photo credit should read ANDREAS SOLARO/AFP via Getty Images)

Në heshtje totale por me hapa të matur, Milani është duke përgatitur një ofertë për Federico Chiesa dhe sipas asaj që shpjegon “La Nazione” e Firences, kuqezinjtë e kanë prioritet një sulmues krahu duke parë te talenti italian idealin për të ndërtuar një grup të fortë “axurrësh”.

Në anën tjetër, Commisso nuk zbret poshtë 70-65 mln euro, por e di edhe që do të mbante për 1 sezon një futbollist të pakënaqur dhe që dëshiron të ndryshojë ekip për rritjen profesionale.

Juventusi dhe Interi nuk janë të interesuar, ndaj mbetet vetëm ekipi kuqezi, pasi edhe jashtë vendit Chiesa nuk dëshiron të largohet në kuadër të Europianit 2021 me Italinë (jashtë ka frikën e përshtatjes dhe vazhdimësisë).

Enzo Buçhioni, gazetari i cili foli në Radio Sportiva, analizoi situatën e Milenkovic dhe Chiesa, lojtarët e Fiorentinës që janë prej kohësh në fokusin e Milanit:

“Ekziston një situatë lufte me Fiorentina sepse ata nuk duan të rinovojnë. Chiesa? U fillua me një vlerësim prej 70 milion, por duke pasur parasysh situatën, Fiorentina mund të pranojë edhe kartonin e një futbollisti për të ulur pretendimet”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu