LAJMI I FUNDIT: Milani refuzon ofertën e PSG mbi Bennacer! Algjeriani i thotë “jo” Leonardos

Dyzet milion euro për kartonin e Ismael Bennacer. Kjo është – sipas asaj që shkruan “Le10Sport” – oferta e fundit e prezantuar nga Paris Saint-Germain për mesfushorin e Milanit.

Klubi kuqezi, sipas asaj që u raportua nga redaksia franceze, refuzoi ofertën, duke kërkuar më shumë para, por mbi të gjitha ka ardhur refuzimi i lojtarit ndaj ofertës së Leonardos, pasi mesfushori kërkon të qëndrojë dhe këtë ia ka thënë edhe njerëzve të aftërt të familjes!

Bennacer është i bindur se Milani është klubi ideal për rritjen e tij profesionale. Leonardo kishte tentuar me një rrogë dyfish më të lartë se te kuqezinjtë (1.5 mln euro dhe bonuse) por algjeriani nuk e quan çështje ekonomike!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu