LAJMI I FUNDIT: Milani nuk heq dorë nga Milenkovic, zbulohet strategjia “alla Tonali”!

Në pritje të firmës së Tonalit (gjithçka është kryer!) Milani vazhdon të mendojë për merkaton dhe janë disa mundësi që po shqyrtohen nga drejtuesit e klubit.

Miqësorja ndaj Monza tregoi se mbrojtja ende ka nevojë për përmirësim dhe për t’u fuqizuar, pasi Romagnoli dhe Kjaer nuk mund të luajnë të gjitha ndeshjet e sezonit (rreth 50).

Kështu, Paolo Maldini dhe Frederic Massara, pasi janë konsultuar edhe me trajnerin Stefano Pioli, po hedhin sytë përreth.

Nuk është mister që pëlqehet shumë Nikola Milenkovic, por Fiorentina ka ngritur “mur”, duke vendosur koston e kartonit në 40 milion euro.

Shumë për kuqezinjtë. Por, një talent 23 vjeçar – shkruan “La Gazzetta dello Sport” – meriton një super huazim, me një strategji “Tonali”. Pra, huazim rreth 10 mln euro ndoshta dhe më pas blerje, përqindje dhe bonuse.

Prandaj, kujdes në zhvillimet e mundshme në këtë front të merkatos. Sidomos duke parë që merkato mund të pësojë ndryshim edhe me ndonjë largim: Calabria ose qoftë edhe Duarte, pa harruar mesfushëën me Krunic dhe Paqueta në shitje!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu