LAJMI I FUNDIT: Milani do të flejë sonte në Portugali! Fajin e kanë 24 penalltitë…

Milani kualifikohet në Portugali mes shiut dhe erës, por sidomos llotarive të 11-të metërshave (plot 24) pasi 120 minuta u mbyllën 2-2 me gol në sekondat e fundit nga Hakan Calhanoglu.

Megjithatë, ekipi nuk do të kthehet sonte në Milano, por do të flejë në Oporto! Motivi, sipas asaj që referon Milan TV, lidhet me faktin se aeroporti i Oportos mbyllet në orën 00:45 dhe si pasojë të faktit që ndeshja zgjati thuajse 3 orë të mira, nuk ishte e mundur që të bëhej transporti dhe të kapej avioni.

Ekipi kuqezi do të qëndrojë në Oporto dhe nesër në mëngjes, rreth orës 08:00, do të niset me destinacion Milano, pasi të dielën në mbrëmje luhet ndeshja ndaj Spezia, në Serie A, në “San Siro”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu