LAJMI I FUNDIT! Milan-Giroud, mbyllet gjithçka. Francezi nuk vjen

Edhe pse Milani ishte në bisedime për ta afruar në sulm me parametra zero, lajmi i tanishëm nga Anglia është një dush i ftohtë.

Giroud, sulmuesi fitues i Champions League dhe pjesë e Francës në Europianin që do të nisë në 11 qershor, sapo ka rinovuar kontratën e tij me Chelsea edhe për një tjetër vit.

Francezi ka pranuar të qëndrojë në Londër, ashtu sikurse ka ndodhur edhe me Thiago Silva që ka rinovuar edhe një tjetër vit.

Mbyllet kështu hipoteza Milan dhe tani kuqezinjtë duhet të shohin një sulmues tjetër në qarkullim.

Kuqezinjtë i kishin ofruar 4 mln euro në sezon për 2 vitet e ardhshme, teksa duket se te Chelsea do të fitojë mbi 4 mln euro bashkë me bonuse për 1 vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu