Vazhdon kërkimi i Milanit në mbrojtje dhe mesfushë. Shumë emra dhe opsione mbi tavolinën e Paolo Maldini dhe Massara, por deri tani asgjë konkrete. Edhe pse, diçka po lëviz…
Sipas asaj që u mësua nga Milannews, ka konfirmime mbi interesin e Milanit për Zambo-Anguissa. Kamerunasi që aktivizohet me Fulham – në veçanti – është një nga opsionet e konsideruara për të përforcuar mesfushën kuqezi.

Përveç futbollistit të datëlindjes 1995 dhe ish i Marseille, janë edhe profilet e zakonshme si Bakayoko dhe Soumarè, negociatat e të cilëve janë bllokuar momentalisht.
Sa i përket sulmit, udhëzimet e Milanit janë mjaft të qarta: kuqezinjtë nuk po kërkojnë një zëvendës Ibrahimovic. Kjo sepse Pioli – siç raportohet në edicionin e sotëm të La Gazzetta dello Sport – e konsideron Rebic një alternativë të shkëlqyeshme ndaj suedezit, megjithëse ndryshe nga një sulmues i parë klasik.