LAJMI I FUNDIT! “Ja oferta e Milanit për fantazistin e CSKA Moskës: detajet”

Sipas raportimit nga Match TV në Rusi, Milan do të ishte gati të paraqiste një ofertë për CSKA Moscoë për Nikola Vlasic, mesfushorin kroat sulmues i shënjestruar nga kuqezinjtë pas largimit të Calhanoglu.

Bëhet fjalë për 5 milion euro për huazimin plus një të drejtë blerje në rast të kualifikimit për Ligën e Kampionëve 2022-2023 e vendosur në 20 milion euro (plus 4 mln euro bonuse).

Një formulë pak fantaziose ajo e Maldinit por që është i sigurtë se është e vetmja mënyrë t’i afrohet kërkesave të CSKA që kërkon jo më pak se 25 mln euro për fantazistin.

Fakti që ky i fundit nuk zhvilloi një Europian të mirë mund të ketë qenë karta fituese për këtë ofertë të Maldinit, që beson dhe shpreson se në Moskë do të pranojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu