LAJMI I FUNDIT! SKY | Italia fton Tonalin për Nations League. U bë shkak… Tomori! “Kur vjen në Bergamo dhe luan kështu…”

Për të kurorëzuar super mbrëmjen e Sandro Tonali, pas një paraqitjeje të shkëlqyer me një gol kundër Atalanta ne Gewiss, ka ardhur thirrja e Roberto Mancinit te Italia!

Mesfushori kuqezi është gati të kurorëzojë këtë fillim të shkëlqyer të sezonit me një kthim në ngjyrën blu. E gjithë kjo ishte e mundur për shkak të dëmtimit të pësuar nga Matteo Pessina gjatë pjesës së parë të lojës së ndeshjes së sotme.

Një tackle i bukur nga Tomori dhe lojtari bergamask qe kapi kemben keq brenda zones.

Mesfushori i Atalantës doli në barelë dhe padyshim që prania e tij në ekipin kombëtar tashme duket e pamundur.

Prandaj do t’i takojë Sandros t’i bashkohet Azzurreve të cilët të mërkurën do të përballen me Spanjën në San Siro në gjysmëfinale dhe, nëse fitojnë, një mes Francës dhe Belgjikës në finalen më 10 tetor sa i perket Nations League (Burimi: Sky Sport)

Sandro Tonali foli për DAZN në fund te Atalanta-Milan: “Pas 2-3 ishim të frikësuar, por kishte mbaruar. Ne zhvilluam një ndeshje të shkëlqyeshme. E nisem fort pavarësisht pak lodhjes pas Ligës së Kampionëve.

Dhamë gjithçka në fushë dhe ne jemi të kënaqur me këtë fitore. Goli? Kam shënuar kundër një skuadre të madhe që do të thotë shumë për mua dhe do ta mbaj përgjithmonë!

Tani le të vazhdojmë kështu. Nëse vjen në Bergamo dhe luan një ndeshje si kjo do te thotë që je në rrugën e duhur. Scudetto? Ne nuk po flasim për këto gjëra, por është një synim i Milanit”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu