LAJMI I FUNDIT: Ibrahimovic nuk niset për Angli! Ndryshim programi

Ndryshim në prag të Ligës së Kampionëve! Milani po përgatit ndeshjen delikate jashtë fushe ndaj Liverpool dhe në 14.30 do te jete konferenca për shtyp e Stefano Pioli dhe një prej lojtarëve.

Lojtari i ftuar në konferencë duhet të ishte Zlatan Ibrahimovic. Totemi i sulmit të Milanit bëri një rikthim të shkëlqyeshëm pas lëndimit, duke shënuar menjëherë kundër Lazios. Por siç raportojnë nga Milanello, diçka duket se ka ndryshuar.

Nuk do të jetë më Ibra ai që do të flasë përkrah Piolit, por në vend të tij, Milani do të dërgojë një veteran tjetër si Simon Kjaer.

Një zëvendësim i minutës së fundit që ka një arsye shumë specifike: suedezi ka pësuar një dëmtim të vogël që do ta pengojë atë të thirret për Liverpool dhe nuk do te niset drejt Anglise.

Ibrahimovic vuan nga dhimbja e thembres së Akilit, me sa duket për shkak të një përplasjeje në ndeshjen kundër Lazios të dielën. Si një masë paraprake, stafi i Milanit vendosi të mos e çonte atë në udhëtimin anglez, duke e lënë numrin 11 jashtë te grumbulluarve.

Siç raportohet nga klubi, ky nuk është një problem shqetësues, por në të njëjtën kohë eshte mekat. Për këtë arsye u vendos me marrëveshje reciproke që të mos ndërmerren rreziqe.

Nesër ndaj Liverpool, Pioli do të duhet të vendosë se kë do të aktivizoje si sulmuesin e parë midis Rebic dhe Giroud të kthyer.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu