LAJMI I FUNDIT: Mallkim mbi Ibrahimovic! Mbyll vitin dhe rrezikon edhe Juventusin

Kur sot ishte kthyer në stërvijte, Zlatan Ibrahimovic ndalon sërish! Suedezi duket se ka mbyllur një 2020 të mallkuar për nga fundi i saj dhe epilogu që asnjë tifoz nuk priste.

Ja çfarë shkruhet te MilanNews.it: “Siç mësoi ekipi ynë editorial, në fund të trajnimit të sotëm Zlatan Ibrahimovic ndjeu dhimbje në pulpën e majtë.

Analizat treguan një sufuzion hemorragjik në kontekstin e muskujve të shputës. Një ekzaminim kontrolli do të kryhet jo më herët se 10 ditë.

Ibra sigurisht do të humbasë ndeshjet kundër Sassuolo dhe Lazio, për të 2020 ka mbaruar këtu. Por edhe ndeshjet kundër Benevento dhe Juventus më 3 dhe 6 janar janë gjithashtu në rrezik”.

Zlatan ka munguar deri tani në 6 ndeshje në Serie A (shkak Covid-19 dhe dëmtimet, por do të mungojë edhe ndaj Sassuolo e Lazio, pra 8, duke rrezikuar edhe dy, pra 10). Thuajse 1/3-ta e sezonit jashtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu