LAJMI I FUNDIT: Gjendja e Ante Rebic. Kroati dërgohet në spital por shenjat janë pozitive!

Në minutën e 55-të, Ante Rebic – pasi u shkel nga Magallan – ra me gjithë peshën e tij në bërrylin e majtë. Imazhet e daljes së tij nga fusha ishin shumë të forta dhe frikësuan jo pak tifozët e Milanit, trajnerin dhe këdo sportdashës!

Por, sipas asaj që u mësua nga MilanNews.it, sulmuesi kroat pësoi një zhvendosje të bërrylit të majtë, që u fry por u zvogëluar menjëherë në dhomën e zhveshjes.

Lojtari u dërgua më pas në spitalin e Krotones, ku ai iu nënshtrua hetimeve të mëtejshme.

Edhe sipas “Sky”, nuk duhet jetë asgjë shumë serioze, ndërsa sipas llojit të dëmtimit mund të duhen 2 javë që ta mbajë në allçi dhe më pas të nisë rehabilitimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu