LAJMI I FUNDIT: Mbrojtësi i Milanit rezulton me Covid-19, ja si do të procedohet tani!

Milani në hall sa i përket mbrojtjes! Tashmë për Stefano Piolin, për sfidën në Europa League ndaj Bodo-s, ditën e enjte, numri i mbrojtësve në dispozicion reduktohet edhe më shumë dhe mbeten vetëm Gabbia dhe Kjaer, me ndoshta të riun Stanga, ose Bellodi dhe Michelis.

Motivi lidhet me faktin se një futbollist ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“AC Milan njofton se lojtari Léo Duarte doli pozitiv për një tampon të kryer dje dhe u vendos menjëherë në karantinë në shtëpi. Anëtarët e tjerë të të ekipit dolën të gjithë negativë”.

“Siç është parashikuar nga protokollet në fuqi, i gjithë grupi do t’i nënshtrohet  përsëri tamponit përpara ndeshjes nesër në mbrëmje kundër Bodø/Glimt dhe do të ndjekë masat parandaluese të treguara nga autoritetet lokale të shëndetit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu