LAJMI I FUNDIT: Drejtuesit e Milanit nisin negociatat për mesfushorin e talentuar!

Pasi ka siguruar edhe prezantuar edhe Sandro Tonali, Milani tashmë sheh përreth për të kompletuar merkaton si në dalje, ashtu edhe në afrime!

Mesfusha ende ka nevojë për një tjetër futbollist siç është kërkuar nga trajneri Pioli, por negociatat me Chelsea për Bakayoko janë ende në fazë “të ngrirë”.

Hendeku midis palëve, në fakt, është ende i gjerë. Nyja është gjithmonë e lidhur me të drejtën e blerjes: blutë kërkojnë 30 milion, Milani ndalet në 20.

Il Milan sogna Bakayoko che ammette: "Il rossonero è nel mio cuore" | News  - Sportmediaset

“Pengesa” vazhdon prej shumë kohësh: sipas edicionit të sotëm të La Gazzetta dello Sport, drejtuesit kuqezi me Maldinin në krye, duke pasur parasysh vështirësitë e hasura në çështjen Bakayoko, po kthehen me vendosmëri te pista Boubakary Soumaré.

KONTAKTET – Milani ka vendosur të intensifikojnë kontaktet me Lille, klubin që zotëron kartonin e mesfushorit 21-vjeçar. Klubi francez duket i gatshëm të ofrojë kushte shumë më të lira për huazimin.

Milan, sempre viva l'idea Soumaré | Mercato | Calciomercato.com

Në ditët e ardhshme, pra, nëse situata me Chelsea nuk zhbllokohet me kthimin e Bakayoko, operacioni Soumaré patjetër që mund të marrë hov.

Muri blu – Tani për tani mund të flasim për një parakalim të vërtetë të Soumare karshi Bakayoko – shkruan “Gazzetta”. Marina Granovskaia, në të vërtetë, krahu i djathtë i Abramovich, nuk ka ndërmend të ulë çmimin për Bakayoko, pavarësisht se lojtari nuk hyn në planet e Blues (francezi nuk është përfshirë në listën e numrave të fanellave të reja për sezonin 2020-21) dhe tashmë ka manifestuar vullnetin i tij për t’u kthyer në Milano.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu