LAJMI I FUNDIT. Di Marzio konfirmon takimin e Serginhos me Maldinin! Zbulohet arsyeja

Kur mbërriti në Malpensa verën e kaluar, Serginho po e priste gjithashtu. Dhe sot, pas më shumë se një viti, Milani ka bërë një vlerësim të situatës së Duarte me ish-mbrojtësin kuqezi, pra brazilianin që dikur fluturonte në krah!

Mbrojtësi qendror, pas shumë dëmtimeve dhe faktit që në këto miqësore nuk ka bindur, nuk merret në konsideratë si një lojtar që do të largohet nga kuqezinjtë.

Sipas Gianluca di Marzio, synimi i brazilianit (dhe kompanisë) është të qëndrojë për të treguar dhe provuar vlerën e tij. Një takim në “Casa Milan” për rinovuar besimin dhe për të vazhduar së bashku.

Milani e bleu Duarten në gusht të vitit të shkuar për 10 mln euro nga Flamengo, por megjithatë lojtari luajti shumë pak shkak dëmtimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu