LAJMI I FUNDIT: Bakayoko-Milan, ja ku ka ngecur “akordi”!

Siç është raportuar nga SportMediaset, diçka ende mungon për ta sjellë Tiemoue Bakayoko përsëri në Milano.

Klubi kuqezi – në sajë të agjentit – tashmë i ka prezantuar Chelsea ofertën e tij: 3 milion për huazimin dhe jo më 20 siç ishte fillimisht dhe që nuk u pranua, por 27 për blerjen.

Chelsea dëshiron 30 milion: kontaktet gjithsesi vazhdojnë dhe Bakayoko mezi pret të marrë një përgjigje.

Ndërkohë, Fabrizio Romano, eksperti i merkatos, mbetet i bindur se në fund do të kryhet për 3 mln euro huazim dhe 30 me të drejtë blerje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu