LAJMI I FUNDIT: Asnjë balotazh te mendja e Piolit, trajneri e ka vendosur formacionin!

Do të hasim vështirësi, nesër do të jetë plot kurthe kundër një kundërshtari të fortë. Ka shumë vëmendje për ndeshjen e nesërme”.

Kështu trajneri Stefano Pioli foli për ndeshjen kundër Udineses, për të cilën rikuperoi disa lojtarë të rëndësishëm përfshirë Donnarumma, Rebic dhe Hauge.

Barazimi ndaj Romës u ndoq nga fitorja me Sparta Praga, ndërsa në dy ndeshjet Tatarusanu ishte protagonist – negativ ndër të tjera – vetëm në sfidën e kampionatit.

Por, në Friuli në fushë do të zbresë Donnarumma, që pas vetëm 4 ditësh rezultoi negativ ndaj Covid-19, ashtu si edhe Hauge. Për Rebic rikthim pas bërrylit të dëmtuar në Krotone.

Përveç Gigio, kthehet edhe Theo Hernandez, të cilit Pioli i ka dhënë pushim, gjithashtu për të provuar Diogo Dalot në krahun e majtë.

Mbrojtësi portugez u përgjigj shumë mirë me një gol dhe një asist, por për momentin ai është përsëri në stol.

Në mesfushë vetëm një ndryshim ndaj Udineses: Kessiè në vend të Tonali. Calhanoglu kthehet në kabinën e fantazistë nga minuta e parë pas stolit kundër Sparta Pragës.

Ndryshim gjithashtu në krahun e djathtë: Castillejo nuk është thirrur për ndeshjen në Udine për shkak të një problemi të muskujve, kështu që Saelemakers do të fillojë titullar ndaj bardhezinjve, pasi pushoi në Europa League.

Në të majtë, megjithaë balotazhet, do të luajë Rafael Leao. Përpara, sigurisht, Zlatan Ibrahimovic.

Lajmi i rëndësishëm sot është rikthimi i Rebic dhe Hauge.

“Ai bëri mirë në dy seancat e fundit stërvitore, është në dispozicion. Nesër ai do të fillojë nga stoli, por do të jetë në gjendje të bëjë një fragment të ndeshjes”, deklaroi Pioli në konferencën e sotme për Rebic.

Pra, ky është formacioni i mundshëm kuqezi në funksion të ndeshjes kundër Udineses:

MILAN (4-2-3-1): Donnarumma; Calabria, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Calhanoglu, Leão, Ibrahimovic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu