E PAPRITUR: Hakan Calhanoglu në fushë të hënën?

Ndoshta Stefano Pioli do të jetë në gjendje të kthejë Hakan Calhanoglu më herët sesa pritej.

Kur erdhi lajmi për ndrydhjen e kaviljes së këmbës së majtë gjatë stërvitjes pas ndeshjes me Interin, ai supozohej se do të mungonte për rreth 10 ditë.

Por, ndoshta, turku mund të kthehet herët.

Sipas asaj që është zbuluar nga football.com, fantazisti vazhdimisht po përmirësohet duke ndjekur programin e vendosur të rikuperimit.

Milan, infortunio per Calhanoglu: a rischio la partita contro la Roma

Ai e ndoqi sfidën ndaj Celtic nga tv dhe mbante ende akull te këmba, por kurrë mos thuaj kurrë!

Ka edhe një shpresë të vogël se ai mund të thirret për Milan-Roma, ndeshjen e kampionatit që do të luhet të hënën në San Siro. Shpresa është që të paktën të jetë në stol, edhe pse nuk duhet rrezikuar.

Calhanoglu nesër në Milanello do të bëjë një provë për të parë nëse ai mund të jetë në të vërtetë i disponueshëm për atë ndeshje.

Infortunio Calhanoglu, entità e tempi di recupero: ecco quante partite  salterà | MilanWorld.it

Klubi kuqezi nuk ka ndërmend ta detyrojë, pasi do të rrezikonte dëmtimin e lojtarit në rast të rikthimit.

Sidoqoftë, përparimi i bërë në ditët e fundit e shtyn Milanin të kontrollojë nëse Hakan mund të kthehet më shpejt sesa ishte vendosur fillimisht.

Për Piolin, kthimi i ish-fantazistit të Bayer Leverkusen do të ishte shumë i rëndësishëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu