LAJM I MADH: Vjen “ok”, Milan-Bologna me tifozë?

Edhe rajoni Lombardia, siç është bërë më parë nga Emilia-Romagna dhe më pas nga Veneto, rihap stadiumet. Guvernatori Attilio Fontana nënshkroi një urdhëresë që i jep “ok” për numrit maksimal të spektatorëve të parashikuar për ngjarjet sportive kombëtare dhe ndërkombëtare në vende të hapura!

Objektet sportive janë të hapura për publikun në një masë që nuk i kalon 1 mijë spektatorë jashtë dhe 700 brenda, me kusht që të paraqitet një plan specifik i sigurisë anti-Covid për të shmangur turmat.

Kështu, Milan-Bologna, nëse gjithçka do të shkojë ashtu si duhet, pritet të zhvillohet nën sytë e 1000 tifozëve brenda në “San Siro”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu