Pasi u konfirmua që stadiumet italiane do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri më 30 shtator, Sandra Zampa ndez shpresat drejt muajit tetor: “Nëse numrat do të ishin të mirë, nëse do të kishim mbështetur me sukses dhe rigorozitet provën e rihapjesm, për Inter-Milan në 17 tetor mund të ketë publik në San Siro”.

Këto fjalë të nënsekretares së Shëndetësisë në Radio Punto Nuovo ndezin tifozerinë: “Stadiumet? Shumë herë jam përpjekur të shpjegoj se, me ardhjen e kaq shumë njerëzve, tubimet e pashmangshme, mjetet e transportit, janë aspekte të një rreziku të madh.
Kjo është arsyeja pse unë them se, deri më sot, janë fëmijët italianë që kanë fatin e këtij vendi në duart e tyre. Nëse menaxhojmë mirë shkollën, atëherë mund të flasim përsëri për stadiumet. Stadiumet? 4 Tetori është pak herët, duhen 15 ditë vlerësimi”, shton Zampa.