LAJM I KEQ: Qeveria italiane mërzit tifozët sa i përket kthimit në stadiume!

Lajm i keq për futbollin italian dhe sidomos tifozët, që po kryqëzonin gishtat mbi rikthimin në stadium!

Një “jo” e shpejtë ka ardhur sa i përket rritjes së audiencës (në 25% të kapacitetit) në stadiume. Komiteti Shkencor Teknik që u takua sot dha një mendim negativ për zbutjen e masave në lidhje me hapjen e stadiumeve për tifozët:

“Sa i përket pjesëmarrjes së publikut në ngjarjet e disiplinave të ndryshme sportive, gjithashtu duke marrë parasysh fillimin e fundit të vitit shkollor, ndikimi i të cilit në kurbën e epidemisë do të duhet të analizohet në afat të shkurtër, CTS beson se, bazuar në indekset aktuale epidemiologjike dhe në përputhje me atë që është rekomanduar disa herë, kushtet nuk ekzistojnë në këtë moment për të lejuar hapjen e gjërë  të spektatorëve në mënyrën e treguar në dokumentin e përgatitur nga Konferenca e Rajoneve dhe Provincave Autonome – lexon shënimi nga CTS i raportuar nga Repubblica.it.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu