“Trondit” BILD: Calhanoglu refuzoi Juventusin sepse po pret Manchester! Detajet

Hakan Calhanoglu është një nga rastet më të vështira kur bëhet fjalë për rinovimin e kontratës.

Për shkak të skadimit në qershor 2021, lojtari turk përfaqëson një mundësi transferimi për shumë klube të interesuara.

Disa herë është folur për Manchester United shumë të vëmendshëm ndaj rritjes së mesfushorit të Milanit.

Ka pasur edhe skuadra të tjera, por “Djajtë e Kuq” duken se janë më të interesuarit.

Calhanoglu ka një kontratë prej 2.5 mln eurosh në sezon dhe për të rinovuar – sipas asaj që është shkruar në media – shifrat janë pak të ekzagjeruara: 6 mln euro, pra më shumë se dyfishi!

Dhe kontaktet me Djajtë e Kuq kanë filluar që prej disa javësh. Siç raportoi gazetari i Bild, Christian Falk në profilin e tij në Tëitter, Calhanoglu ka biseduar me Manchester United që nga vera për një transferim falas vitin e ardhshëm.

Gazetari shpjegon se lojtari ka refuzuar një ofertë nga Juventus sepse ai ishte tërhequr fort nga opsioni i United.

Por, deri ta Milani nuk ka thënë fjalën e fundit, ende asgjë nuk do të ndodhë në këtë front. Turku e ka shprehur disa herë që është i lumtur te kuqezinjtë, por kur vjen puna te vlerësimi ekonomik, aty ndahen rrugët gjithmonë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu