La Gazzetta e bën fakt: “Brahim Diaz-Tonali” shkojnë te Milani

Milani nuk bën shaka dhe as pronaret e Elliott Management.

Klubi kuqezi po investon fort në merkato për t’i dorëzuar një super skuadër Stefano Piolit.

Lajme të rëndësishme vijnë nga merkatoja.

Siç raporton La Gazzetta dello Sport janë në ardhje 2 pika me kualitet, dy blerje të miratuara nga Elliott që gjithmonë ka përkrahur talentet e rinj internacional.

Pothuajse është kryer për ardhjen e Brahim Diaz.

12/05/2019 SAN SEBASTIAN Real Sociedad vs real madrid FOTO: JUAN MANUEL SERRANO ARCE

Spanjolli i Real Madridit do të jetë “gjuajta” e parë e verës milaniste.

Është afër marrëveshja në bazë të një huazimi me të drejtë blerjeje, edhe pse madrilenët mund të fusin klauzolen e riblerjes së ardhshme.

Diaz do të jetë “xholi” i sulmit të mister Pioli.

Di të luajë si trekuartist apo si sulmues i jashtëm në të dy fashat.

Një marrje me prospektivë që nuk duhet nënvlerësuar.

Pas Diaz mbyllet për Tonali-n

Pas mbylljes definitive të ardhjes së Diaz, do të kalohet në sulmin final për Sandro Tonali.

Milani në ditët e fundit ka hedhur hapa të rëndësishëm, duke kaluar konkurrencën me Interin.

Rivalët nuk kanë dalë nga skena, por për momentin duken të orientuar në objektivë më të rritur (Për shembull Vidal).

during the Serie A match between Brescia Calcio and Parma Calcio at Stadio Mario Rigamonti on July 25, 2020 in Brescia, Italy.

Oferta e Milanit për Brescia-n tashmë është e njohur:

10 milionë euro huazim me të drejtë blerjeje e caktuar për 25 milionë plus 3 të tjerë bonus.

Padronit Massimo Cellino, që dje ka zyrtarizuar futjen e Milanit në negociata, do t’i shkonte edhe 15% e një shitjeje të mundshme e Tonalit në të ardhmen.

Nga Milanello tregohet kujdes për këtë operacion, por duket se Milani është shumë më afër Tonali-t, i cili duket se ka dhënë virtualisht ok-në për transferimin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu