Motivim dhe djersë: Me dy lëvizje Rino Gattuso ka shndërruar Milanin në vetëm 120 ditë. Konkretë, të thjeshtë dhe precizë;, këto janë elementët që i kanë bërë kuqezinjtë skuadrën e momentit. Të gjithë vrapojnë, forma fizike nuk ka qenë asnjëherë kaq mirë, stërvitje të vështira dhe të sakrifikuara, Gattuso duket se ka gjetur recetën e duhur. Në këto muaj, trajneri ka punuar shumë rreth përgatitjes, aty ku Montella dështoi. Rezultate i shohin të gjithë, edhe ndaj Lazios, skuadra ishte e “gjallë”dhe me dëshirë.
Këmbët “xhirojnë”dhe lojtarët janë më mirë psikologjikisht. Nuk është një psikolog, por me siguri një motivues shumë i mirë. Një njeri i mirë, i përkushtuar dhe besnik, ashtu siç ishte dhe ai vet në fushën e lojës. Me Gattuson grupi ka rilindur, të gjithë janë gati të japin më shumë. Bonucci ka rigjetur ekuilibrin, ndërsa Biglia e Calhanoglu kanë rilindur.
Milani shkon më besim të plotë në derbi dhe i motivuar. Rino ka zgjedhur 11-shën e tij, një 4-3-3, solid në mbrojtje dhe i aftë të përgjigjet direkt me kundrasulme. Kjo skuadër tashmë është një grup i vërtetë po dhe funksionin më së miri. Finalja e Kupës së Italisë është çmimi i duhur, në 9 Maj kundër Juventusit, Gattuso dëshiron të ngrejë në qiell trofeun e tij të parë si trajner.