Ky Milan emocionon edhe mjeshtrin Sacchi! Ka elozhe edhe për trajnerin Pioli

Arrigo Sacchi është një emër i madh i futbollit botëror dhe ai që ka shkruajtur histori duke sjellë një version të një revolucioni taktik-teknik në këtë sport!
E bëri me Milanin e madh dhe të pathyeshëm, i zgjedhur nga Silvio Berlusconi si një bast kur stërviste ekipin e Parma-s.

Sot, Sacchi është një opinionist i futbollit dhe shpreh gjithmonë këndvështrime te tij mbi kolektivin, ekipin, idetë. Në faqet e Gazzetta dello Sport, “Il Maestro” (kështu njihet botërisht) komentoi për fillimin e shkëlqyeshëm të sezonit të Milanit të Pioli i cili gjithashtu mundi Udinesen:

“Sa e bukur dhe produktive është të shohësh një skuadër me persona që bëjnë arsye të jetës së tyre bujarinë, entuziazmin dhe bashkëndarjen e objektivave!

Një grup ku shpirti i skuadrës, modestia, vrapimi, sakrifikimi, lufta për të ndihmuar shokun janë në nivel maksimal. Ndoshta askush nuk do të kishte parashikuar një përmirësim kaq të madh te këta djem”

“Milani aktual po rritet teknikisht, taktikisht pasi në bazë, më në fund, ekziston një klub që ndan idetë e punës.

Milan, Pioli: "Contro la SPAL abbiamo buttato via un'occasione"

Një klub që po tregon një kompetencë të lartë dhe një trajner, Pioli, që ndjen besimin e klubit dhe lojtarëve që stërvit”.

“E gjitha kjo ndihmon trajnerin që të përcjellë të gjithë kulturën dhe eksperiencën e tij dhe e shtyjnë drejt ideve të reja dhe inovacionit.

Kuqezinjtë po fitojnë sepse janë një skuadër, luajnë si skuadër, ndihmohen si skuadër dhe çdo futbollist përfiton nga kjo atmsoferë.

Pioli ka qenë gjithmonë një person i një niveli të lartë dhe një trajner i mirë, sot është edhe modern.

Përveç harmonisë njerëzore me futbollistët dhe raporti që ka ndërtuar, po shfaq edhe ide loje: presing, pasion, bukuri, kohë të manovrave dhe distanca korrekte, përveç se rezultate dhe lojë që rrjedh”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu