Takimi sot i drejtuesve te Milan me UEFA vertetoi se Milan do te kete nje penalizim duke shkelur rregullat e Fair Play Financiar por kush jane klubet e tjera te denuar per kete shkelje.
Klubi pare ka qene Malaga klubi spanjoll i cili eshte futur ne siten e UEFA u penalizua duke u perjashtuar nga kompeticionet europiane si dhe 300.000 euro gjobe.
Me pas denime moren PSG dhe Man City dy skuadrat e pasura dhe me nje merkato faraonike moren nje penalizim prej 60 milion eurosh nga ku 20 u paguan nga fitimet ne kupat e europes ndersa pjesa tjeter do te paguhej ne 3 vite vetem nese nuk do te kishte permirsime ne planin financiar te tyre, si dhe nje reduktim te skuadres nga 25 ne 21 lojtare te regjistruar ne kupat e Europes.
Nje denim ekzemplar do thuhej por ne fakt UEFA ne 2015 do te anullonte gjithcka per te dy klubet pasi te dy klubet ne 2 vitet e ardhshme rregulluan bilancet e tyre.
Po ashtu dhe klubet si Gallatasaray gjobe prej 200 mije euro, Monaco apo me keq akoma Zenit me 12 milion euro dhe limit ne listat e tyre te lojtareve.
Ne Seria A te paret skuadra kane qene Roma dhe Inter te cilet kane firmosur Settlement Aggrement (ate qe sot Milani ka pranuar) duke u limituar ne shpenzime ne merkato si dhe ne reduktimin e lojtareve te regjistruar ne kompeticionet europiane te njejten gje qe rrezikon dhe klubi kuqezi!