Kush është Milos Kerkez, goditja e fundit kuqezi! Maldini nisi avion privat, Moncada ia rrëmbeu Juventusit (VIDEO)

Pikërisht në momentet e fundit të merkatos, teksa me ekipin e parë kishte mbaruar punë me afrimet e Mandzukic, Meite dhe Tomori (u larguan Duarte, Conti, Musacchio dhe Colombo në huazim) Milani bën goditjen e fundit…

Quhet Milos Kerkez dhe luante deri dje te ETO Gyor në ligën e dytë hungareze. Vetëm 17 vjeç, mbrojtës i majtë, por që mund të luajë në të gjithë krahun, do të bashkohet me trajnerin Giunti te Milan Primavera por do të jetë sidomos në fokusin e Stefano Piolit si shumë të tjerë (Roback, Michelis, Stanga apo edhe Olzer e Di Gesu)

Tratativat vazhdonin prej ditësh por sipas medieve hungareze, vetëm dje ka ardhur “tymi i bardhë” dhe palët kanë shtrënguar duart. Edhe Juventusi ishte interesuar për futbollistin me origjinë serbo-hungareze, por në fund Milani ka mbyllur gjithçka.

Jo vetëm kaq, por Maldini ka nxituar të dërgojë edhe avionin privat në Hungari për të marrë djaloshin bashkë me familjen e tij në Itali dhe Milano.

Një punë e skautingut të kryesuar nga Moncada.  “Jam shumë i lumtur që do të vesh fanelën e Milanit. Objektivi dhe ëndrra ime është të luaj në ekip të parë.

Fakti që bisedoi Maldini me mua dhe familjen është diçka e jashtëzakonshme. Te Milani luan edhe një lojtar që e kam shembull dhe është Theo Hernandez”, tha Kerkez për mediat hungareze.

Daniel Kaposi, agjent i Milos Kerkez, afrimi i ri Milanit, foli në lidhje me transferimin e mbrojtësit hungarez: “Na thanë që Milos mund të konsiderohej për ekipin e parë, duke u bërë zëvendës Theo Hernandez. Pra, ka një arsye për të punuar, ekziston një sfidë e madhe”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu