Kush është Kouadio Koné, francezi që i pëlqen Milanit dhe kushton 15 mln euro!

Kouadio Koné, i njohur si “Manu”, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në të gjithë historinë e Ligue 2. Sepse tani emri i Milanit është shfaqur fuqishëm, i magjepsur nga cilësitë e mesfushorit të Toulouse 2001.

Por Marcelo Bielsa i Leeds United, nëpërmjet drejtorit sportiv Victor Orta, ka qenë prej kohësh në gjurmët e Koné për të cilin u kërkuan 15 milion euro.

Një talent i pabesueshëm që tani është bërë një pikë fikse i ekipit të njohur francez që ra nga kategoria mes polemikave.

Ligue 2 : battu par Toulouse, Pau retombe dans la zone rouge (0–3)

Kone, sigurisht, ka hasur vështirësi në fillim pasi sezoni i shkuar ishte i çuar dëm duke qenë se mungoi për shkak të një dëmtimi të gjatë. Më pas ngjitja mes profesionistëve.

Mesfushor sulmues, rolit i Koné ende nuk është përcaktuar në mënyrë të përsosur. Pothuajse një metër e nëntëdhjetë, ai luan si në qendëri ashtu edhe nga maja, edhe nëse ekspertët e konsiderojnë të përsosur si digë përpara mbrojtjes, pra alla Pogba.

Driblues me një fizik të shkëlqyeshëm dhe këmbët të gjata, me precizion edhe në gjuajtjen drejt portës, për momentin ai është një nga më interesantët në skenën ndërkombëtare.

Ndoshta jo në nivelin e Camavinga, por sigurisht një perspektivë që ka joshur më shumë se një klub!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu