“Kurrë te Milani!” Blerja e bllokuar

Këto janë ditë shumë të rëndësishme në frontin e rinovimeve. Nuk ka mungesë të lojtarëve që shohin kontratat e tyre te skadojnë qershorin e ardhshëm, veçanërisht në Serie A.
Dhe nëse nga njëra anë Milani është i përkushtuar të zgjasë kontratat e futbollisteve te tij, nga ana tjetër ata përpiqen të rrëmbejnë disa lojtarë…

Ditët e fundit, disa lojtarë janë bashkuar me orbiten kuqezi nga mediat, përfshirë lojtarin e Napolit, Lorenzo Insigne dhe qendërsulmuesin e Torinos, Andrea Belotti.

Por u fol edhe për qasjen e Rossonerëve ndaj mesfushorit të Interit, Marcelo Brozovic. Një ide e çuditshme, por jo e pamundur, siç u demonstrua nga lëvizja e Hakan Calhanoglu te Interi këtë verë.

E gjitha duket edhe më e besueshme kur lexojmë pastaj për interesimin e Interit për Franck Kessie…

Një negociatë që nuk duket të jetë aq e lehtë për të filluar, megjithatë. Në fakt, sipas FCInterNews, mesfushori kroat, i cili u bë i vetëdijshëm për interesimin e Milanit për të, menjëherë njoftoi agjentin e tij që të mos merrte parasysh një hipotezë të mundshme.

Brozovic nuk po e vlerëson idenë e një transferimi, aq më pak te klubi tjetër në Milano, pasi ai vazhdon të përsërisë: “Unë i dua ngjyrat e Interit, kurrë te kuqezinjte”.

Synimet e tij janë të vazhdojnë me zikalterit dhe, në këtë kuptim, ai shpreson në rezultatin pozitiv të takimit të enjten midis agjentit të tij (babait të tij Ivan) dhe drejtuesve të Interit.

Gjithashtu sipas FcInterNews ne dejtim te tij interesi nuk eshte vetem nga Milani por edhe Psg, Chelsea dhe Newcastle.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu