Fabio Capello është kthyer të flasë për paraqitjen e Milanit ndaj Spezias duke i thurur elozhe ekipit të drejtuar nga trajneri Roberto Italiano.
“Unë kurrë nuk kam parë një ekip të luajë kaq mirë këtë vit siç bëri Spezia me Milanin. Edhe kur ishin në avantazh, vazhdonin të sulmonin.

Të gjithë lojtarët ishin në gjendje të shkëlqyeshme fizike me aftësi driblimi.
Spezia kundër Milanit luajti një lojë fantastike, për t’u treguar fëmijëve”.