KURIOZITETI: Goli i dytë nga Calhanoglu “u gatua” në pushimin mes dy pjesëve!

Në fund të ndeshjes ndaj Bodo Glimt, e fituar 3-2, Stefano Pioli, trajneri i Milanit, ka rrëfyer edhe një anekdotë të bukur dhe prapaskenë mbi golin e shënuar nga Hakan Calhanoglu…

“Goditjet standarte ishin një nga të dhënat negative të vitit të shkuar, kemi punuar shumë. Duhet të përgëzoj dhe stafin tim, sepse goli i dytë i Calhanoglu lindi në dhomat e zhveshjes”.

“Praktikisht, ata dalluan se Bodo vendosej i gjithi në qendër të mbrojtjes, në zemrën e zonës së rreptësisë, duke lënë te vija e 16 metrave boshllëk! Pastaj, sigurisht, duhet edhe cilësia dhe teknika e Calhanoglu dhe një kros i duhur, siç e bëri Castillejo”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu