“Kur pashë Lyon në Champions më shkëlqyen sytë! Mbi Milanin mund të them se…”

Lucas Paueta foli gjatë te konferenca e prezantimit si futbollist i ri i Lyon.

“Udhëtimi shkoi mirë, ashtu si edhe ekzaminimet mjekësore. Unë jam gati të vihem në dispozicion të trajnerit dhe të jap gjithçka për këtë ekip. Lyon është një klub shumë i njohur në Brazil sepse disa brazilianë kanë luajtur atje”

“Sytë e mi shkëlqyen kur e pashë atë duke luajtur në Champions League. Jam një lojtar që jep gjithçka. Bëj gjithçka çdo ditë. Dua të integrohem dhe të rritem shpejt në këtë mjedis të ri. Dua të punoj shumë për këtë fanellë. Do të jem në dispozicion të trajnerit tashmë për ndeshjen kundër Marseille”

“Milani më ndihmoi të rritesha. Atë që nuk funksionoi atje e konsideroj atë si diçka konstruktive për të bërë më mirë këtu në Lyon. Unë ndoqa Lyon gjatë edicionit të fundit të Champions League dhe më bëri përshtypje kur ata eliminuan Juventusin”.

“Kur Juninho më kontaktoi, mendova se mund të ishte një zgjidhje e mirë për të ardhur në Lyon. E dua këtë projekt dhe shpresoj të vazhdoj të rritem”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu