“Kur mbërriti Zlatan, Milani ishte i 11-ti, kurse sot në fushë janë 20 Ibrahimovic”

Gazetari Marco Bucciantini, i ftuar në studiot e Sky Sport pas Benevento-Milan, foli për mentalitetin kuqezi:

“Kemi njohur një Ibrahimovic dominues që bënte gjithçka dhe kur largohej ishte një person që nuk lidhej, nuk linte trashigimi.

Ky është një Ibra që është bërë më shumë dhurues! Forca e këtij Milani është se më 6 janarin e vitit të shkuar ishte në vend të 11-të kur debutonte Ibra. Sot janë në vend të parë dhe janë 20 Ibrahimovic në fushë. Kanë të gjithë të njëjtën dëshirë për të fituar.

Dëshira për të fituar të çon të godasësh dhe të shkosh në portën kundërshtare disa herë. Edhe nëse i shihni të dy golat e sotëm nuk janë raste të krijuara me manovër por me vendosmërinë e sulmuesve.

Topin e ka Benevento kur Rebic fiton penalltinë. Topi i humbur nga Rebic që e zgjat shumë shihet nga Leao që është më i shkathët se mbrojtësi dhe portieri i Beneventos. Tani mentalitetin e Ibrahimovic e ka e gjithë skuadra”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu