“Kur ishte 50 me 50 ai…” Pioli i acaruar keq me arbitrin. Ngre zërin: Nuk jemi në Champions thjesht për të marrë pjesë…

Stefano Pioli u shfaq i acaruar pas ndeshjes Milan-Atletico Madrid dhe sigurisht ishte e gjitha drejtuar gjyqtarit Cakir:

“Unë nuk mendoj se ishte mbrëmja e tij më e mirë, ne u ndëshkuam! Me vjen keq. Inferioriteti numerik na detyroi të luanim një lloj tjetër loje. Për të ardhur keq, iu afruam arritjes së një rezultati pozitiv, na vjen keq që nuk kemi pasur sukses”.

Për episodet: “Shumë situata, jo vetëm kartoni i kuq dhe penalltia. Kur ishte episod gjysmë dhe gjysmë ai gjithmonë shkonte në anën tjetër, pra te Atletico…

Por le të shohim gjërat e mira që kemi bërë kur ishim njëmbëdhjetë kundër njëmbëdhjetë. Me pak më shumë vëmendje mund të kishim fituar, duke vuajtur dhe duke shtrënguar dhëmbët. Ende na mungonte diçka e vogël…”.

Për ndeshjen: “Ne luajtëm mirë në barazi numerike, me ritëm dhe cilësi. Ne kemi materializuar më pak se sa kemi krijuar.

Jemi një ekip konkurrues, por niveli është shumë i lartë dhe ne duhet të qëndrojmë brenda lojërave për nëntëdhjetë minuta. Kemi shpenzuar shumë, por do të rikuperojmë energjitë tona, si fizike ashtu edhe mendore. Nga nesër do të mendojmë për Atalantën”.

Stefano Pioli, trajneri i Rossonerëve, u shpreh për MilanTV mbi Ligën e Kampionëve: “Ne duam të luajmë Ligën e Kampionëve për të fituar, jo për të marrë pjesë. Na rëndon që të mos kemi fituar pikë, por kjo me siguri do të na bëjë të rritemi.

Tani le të mendojmë të bëjmë mirë të dielën kundër një kundërshtari të nivelit te larte për ta përfunduar mirë këtë pjesë të parë të kampionatit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu