Alexis Saelemaekers është në sezonin e tij të parë të plotë te Milani pasi mbërriti në janar dhe u desh pak që të përshtatej.
Belgu ka folur në intervistën për “Sport/Foot Magazine” mbi raportin me Ibrahimovic, duke zbuluar lidershipin e Zlatanit.
“Kur Ibrahimovic flet, dëgjon dhe vë në praktikë atë që tha! Kurse unë nuk jam i tillë (qesh). Tek ne, Zlatan është si kur shkon para kamerave.
Një njeri i madh pa filtra. Është nga ata njerëz që, kur duhet të flasësh me të, mendoji dy herë ato që do t’i thuash. Sepse nëse i tregon budallallëqe, ai nuk heziton të të nxijë (qesh). Është kreu i dhomës së zhveshjes.
Unë kam një marrëdhënie të ndryshme me të nga sa kam me Calhanoglu”.