Kuqezinjtë sonte: Leao debuton me asist, Kjaer gol! Tomori luan pjesën e dytë (VIDEO)

Ka qenë një natë dedikuar ndeshjeve të kombëtareve ajo e sotmja. Pasi gjatë mesjavës u luajtën gjysmëfinalet e Nations League, ku Theo Hernandez ishte protagonist me supergol ndaj Belgjikës (vulosi 2-3 final) sonte ka qenë radha e Simon Kjaer të shënojë për Danimarkën, që nuk ndalet.

Skandinavët tashmë janë me 21 pikë të plota në 7 ndeshje dhe 0 gola të pësuar, përveç se 26 të shënuar (gati matematikisht në Botëror)

Kjar realizoi golin e tretë me penallti.

Në fushë edhe Tomori te fitorja 0-5 e Anglisë në Andorra, ndërsa luajti në pjesën e dytë i aktivizuar nga Southgate.

Leao bëri debutimin te Portugalia me asist, duke u aktivizuar në vend të Ronaldos. Ai dha pasimin e saktë për golin e Andre Silva në fund në miqësoren ndaj Katarit.

Sakaq, iu afrua edhe golit personal por gaboi pranë portës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu