KUNDËRSHTARI: Lajme të këqija te Roma, trajneri Fonseca humbet dy mbrojtës!

Kundërshtari i ardhshëm i Milanit do të jetë Roma, në “San Siro” ditën e hënë. Por, lajme të këqija ka për trajnerin Paulo Fonseca.

Sot në mëngjes Gianluca Mancini dha lajmin për pozitivitetin e tij me Covid-19 dhe për këtë arsye ai do të humbasë ndeshjen ndaj kuqezinjve.

Mbrojtësi bëri postim në rrjetet sociale dhe konfirmoi infektimin, duke u futur në karantinë.

Por Mancini për Fonseca ndoshta nuk do të jetë i vetmi qendërmbrojtës që do të mungojë në ndeshjen e madhe në “San Siro”.

Sot Sky Sport shpjegoi se nuk ka asnjë optimizëm në lidhje me shërimin e Chris Smalling, i cili ende ka probleme me gjurin.

Ish-futbollisti i Manchester United nuk ka luajtur me javë dhe gjendja e tij fizike nuk është më e mira.

Humbja e tij ka shumë të ngjarë. Fonseca do të provojë mbrojtësin anglez në stërvitje, por është e vështirë të imagjinohet rikuperimi i tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu