Kujdes nga surpriza “Milenkovic”: pse Maldini dhe Pioli e kanë përzgjedhur

Milani po ndjek disa profile në qendër të mbrojtjes, edhe pse duhet fillimisht të largohet të paktën njëri mes Duarte, Musachio dhe Gabbia (huazim apo shitje)

Në fakt, argjentinasi vështirë të largohet, pasi është i dëmtuar dhe kthehet në nëntor kur merkato ka mbaruar, por Gabbia mund të huazohet në një ekip të Serie A (flitet për Genoa). Sakaq, Duarte gjithashtu mund të ketë interesime në Brazil por të vakëta…

Ultimissime notizie di calciomercato: l'offerta del Barcellona per Nikola  Milenkovic

Kjo pengon Maldini & Co të operojnë siç duhet! Objektivi kryesor është Milenkovic, por kushton jo pak: 40 mln euro. Një shifër e lartë për kuqezinjtë.

Megjithatë, serbi është përzgjedhur për faktin se luan si në qendër, ashtu edhe në krah dhe do të përmirësoheshin dy role menjëherë me ardhjen e tij. Fiorentina ka nevojë të shesë të paktën një lojtar për të financuar merkaton dhe nëse nuk shet Chiesa, dikush tjetër që ka merkato do të largohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu