Ku do të ishte Bologna me Ibrahimovic? Përgjigjet Mihajlovic dhe shpreson: “Herët ose vonë…”

Stacioni i radhës për kuqezinjtë është “Dall’Ara” dhe një sfidë delikate që hap kështu fazën e dytë për djemtë e Stefano Piolit.

Trajneri Sinisa Mihajlovic në prag të Bologna-Milan foli në konferencën për shtyp. Një pyetje në lidhje me Zlatan Ibrahimovic është e pashmangshme, duke qenë se janë shumë miq.

Nuk është mister që Miha u përpoq të vishte lojtarin me fanellën kuqeblu.

Kjo është përgjigjja e tij se ku do të ishte ekipi i Bologna-s nëse sulmuesi suedez do të kishte pranuar transferimin në Emilia:

Sinisa Mihajlovic, il retroscena di Pioli: "Avrei voluto abbracciarlo, mi  ha detto: meglio se non lo fai" – Libero Quotidiano

“Nuk ka nevojë të flasim për këtë, ai i tha po Milanit dhe ai bëri mirë. Sigurisht që do të kishte qenë një gjë e mrekullueshme, ne nuk do të ishim aty ku jemi dhe të gjithë do të argëtoheshim më shumë.

Por do të kishte qenë edhe një keqardhje, sepse publiku nuk është në tribunë dhe ata nuk mund të argëtohen. Eshtë një histori fantastike futbolli dhe fantazi. Por më vjen mirë që po bën mirë, e meriton”.

Mihajlovic do të kishte dashur Ibrahimovic, ai ka një vlerësim të madh. Por ai gjithashtu e kupton zgjedhjen e tij për t’u kthyer në Milano, ku pavarësisht moshës së tij të avancuar ai ende po dëshmohet i aftë të jetë vendimtar.

Sinisa gjithashtu shprehu mendimin e tij për Mario Mandzukic, i cili duket se e ka refuzuar transferimin e tij të mundshëm te Bologna:

Milan-Bologna, Ibrahimovic: "Se avevo 20 anni ne facevo altri due.."

“Unë e bllokova për shkak të rrogës! Nëse Milani e ka marrë atë, kjo është për shkak se Ibrahimovic e ka aprovuar. Ai është i njëjti lloj lojtar si Zlatan, i keq, i fortë dhe i mirë.

Zlatan është i një niveli më të lartë, por Mandzukic ka bërë mirë në karrierën e tij dhe me siguri do të sjellë mentalitetin e tij fitues”.

Mihajlovic më pas foli për Milanin, klub që ai ka drejtuar në sezonin 2015-2016: “Po flasim për ekipin që doli më i miri pas bllokimit, gjithsesi do të përballemi me ta me mentalitetin tonë: herët a vonë do të fitojmë kundër një ekipi të madh, mbase tashmë kundër kuqezinjve”.

“Përjashtimi i Ibrahimovic në Kupën e Italisë mund ta ketë çoroditur? E njoh Zlatan, nuk do të jetë më nervoz, madje do të jetë edhe më i bindur për cilësitë e tij”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu