KTHESË E BUJSHME! “Romagnoli ka bërë veprimin e papritur te Milani. Ai dhe Raiola…”

Duke folur në kanalin Carlo Pellegatti në Youtube, Carlo Laudisa foli për rinovimin e Romagnoli. Këto janë fjalët e tij qe duket sikur rihapin gjithcka:

“Emri i Romagnoli në shtëpinë e Milanit merr rëndësi! Deri më tani kishte pasur heshtje për këtë negociatë sepse vitin e kaluar lojtari kishte humbur hapësirat ne fushe.

Kjo histori, gjithashtu për agjentin Raiola, dukej se ishte mbyllur, por ditët e fundit ka filluar një dialog pëasi e ka kerkuar vete kapiteni kuqezi.

Ai ka një pagë të lartë që me shpërblime arrin mbi 5 milionë euro. Milani përpiqet të konfirmojë shifra të caktuara dhe pika e kthesës ka ardhur si falë një afrimi me Raiola -n, por edhe falë të njëjtit lojtar…

Kapiteni i Milanit është bërë i vetëdijshëm se të luash në një Milan më konkurrues, edhe pse jo titullar, por me angazhime stimuluese, mund të jetë më interesante sesa të luash fat diku tjetër…

Milani duhet të konfirmojë nese ka rinovim ose jo, per te vendosur me pas ne merkato”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu