KTHEHET PIOLI: Milan, ishin 18 ditë të vështira larg djemve! Falënderoj të gjithë

Stefano Pioli është rikthyer pas më shumë se dy javësh i izoluar në shtëpi. Trajneri kuqezi ka kaluar Covid-19 me sukses, teksa ashtu si ai edhe Giacomo Murelli, ndihmësi, ka marrë përgjigjen negative të tamponit dhe do të jenë në stol në sfidën Milan-Celtic.

Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri kuqezi është kthyer të flasë pas shumë kohësh.

“Më mungoi shumë përditshmëria, të qenurit së bashku me ekipin. Ishin 18 ditë të gjata. Kur më komunikuan negativitetin të cilin mezi e prisja, mezi vura gjumë në sy”.

“Duhet të falënderoj shumë klubin që ka ndërmarrë hapa për të na ofruar teknologji që na kanë lejuar të punojmë me qetësi. Falënderoj tifozët për mesazhet, por sidomos ata që më kanë zëvendësuar, por natyrisht Daniele Boena, që sigurisht do ta ketë vlerësuar këtë përvojë dhe falë ekipit për kënaqësitë që më ka dhënë”.

“Ne duhet ta ruajmë veten dhe të mbajmë maskë. Atë do të duhet ta heqim vetëm kur të gjendet kura”.

Image

A po fillon Milani të kuptojnë se si të menaxhojnë ndeshjet, si një ekip i madh pra?

“Unë mendoj se është e saktë. Ne gjithmonë duam të përpiqemi të dominojmë dhe menaxhojmë.

Nuk duhet të ndalemi së provuari për të komanduar, por gjithashtu duhet të dimë se si të menaxhojmë kur është koha për të vuajtur dhe të qëndrojmë kompakt.

Kjo është një rritje e rëndësishme. Ne duhet të vazhdojmë të jemi gjithmonë të rrezikshëm, duke u përpjekur ta bëjmë atë për të gjithë ndeshjen, sepse kemi mundësinë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu