Kthehet në San Siro pas 4 muajsh, Donnarumma u lutet tifozëve të Milanit mos ta vërshëllejne!

dër lojtarët e ftuar të kombëtares italiane që do të përballen me fazën përfundimtare të Ligës së Kombeve këtë javë është edhe futbollisti i konsideruar si mercenar dhe tradhëtar nga tifozeria e Milanit!

Po flasim natyrisht Gianluigi Donnarumma që do të mbrojë portën e kampionëve të Italisë ndaj Spanjës.

Për Donnarumma është një takim i veçantë. Të mërkurën më 6 tetor ai do të kthehet në San Siro për herë të parë si ish-lojtar, pas lamtumirës jo shumë të ëmbël nga Milano për shkak të skadimit të kontratës së tij.

Portieri, i cili më pas zgjodhi të pranojë ofertën e PSG -së, do të dalë në fushë në ‘Meazza’ si protagonist…

Edicioni i sotëm i Il Giornale bën një pyetje legjitime: “A do të jetë Donnarumma në gjendje të ndalojë vërshëllimat e San Siro?”.

Në të vërtetë, portieri nuk la kujtime të ëmbla te tifozët e Milanit, duke pasur parasysh transferimin falas pavarësisht vlerësimit dhe dashurisë së ambjentit.

Prandaj është e mundur që një pjesë e 32 000 spektatorëve të pranishëm në Itali-Spanjë të mos e kursejnë…

Një atmosferë e veçantë për ish -portierin e Milanit, i cili luajti në San Siro për herë të fundit gati katër muaj më parë.

Dita e parafundit e sezonit të kaluar, e luajtur më 16 maj, Milan-Cagliari 0-0. Një ndeshje që, megjithatë, ende pa stadiumet e mbyllura dhe për këtë arsye pa auditor.

Në konferencën e sotme në Coverciano, Donnarumma u pyet në lidhje me kthimin e tij në Milano: “Do të jetë emocionuese, Milani dhe Milano mbeten një pjesë qendrore e jetës sime. Shpresoj të mos ketë manifestime negative, pasi ne jemi këtu për ekipin kombëtar dhe për të fituar Ligën e Kombeve”.

Marrëdhëniet me klubin e tij të vjetër: “Nuk ka asgjë të keqe mes meje dhe Maldini, e komplimentova edhe dje.

Do të jem i lumtur ta gjej përsëri, do të flasim qetësisht. Jam i kënaqur me rrugën që po bën Milani, do të jem gjithmonë një tifoz i Milanit. Jam i lumtur me Piolin, e dëgjoj shpesh”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu