KRYEVEPRA E MALDINIT: Ja pse Tonali sivjet i kushton vetëm 5 mln euro Milanit!

E kanë kritikuar, e kanë quajtur jo të përshtatshëm për rolin e drejtorit teknik dhe për të udhëhequr merkaton por Paolo Maldini jeton me futbollin dhe për futbollin, aq sa te Milani punon më shumë se 12 orë në ditë dhe është i fokusuar për të ndërtuar ekipin e ri!

Operacioni “Tonali” ishte vërtet një kryevepër, kur ish-kapiteni kuqezi kuptoi se Interi ishte në vështirësi ekonomike (duhet të shesë që të blejë) dhe kur Juventusi kishte hequr dorë me kohë…

Maldini confirms big names won't arrive but Milan will make 'targeted'  signings

Prej muajsh, Maldini ëndërronte këtë goditje dhe kishte marrë garanci edhe nga miqtë e tij ish-futbollistë se talenti i Brescias ishte ideali!

Ndërkohë, operacioni ishte super logjik! Pasi arriti akordin me djaloshin për një rrogë të mirë për 5 vite (2.2-2.5 mln euro) mori në telefon Cellino, presidentin e Brescias.

Praktikisht, këtë vit, pra 2020, në bilanc, Tonali do të kushtojë vetëm 5 mln euro, pasi huazimi me 10 mln ndahet në dy simestra (6 muaj dhe 6 muaj)…

AC Milan Overtake Inter In Race To Sign Sandro Tonali Italian Media Reports

Gazzetta dello Sport raporton sot shifrat e marrëveshjes Tonali. Midis Milanit dhe Brescia një operacion 35 milionësh: kuqezinjtë do të paguajnë 10 milion për një huazim dhe në fund të sezonit ata do të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e blerjes për 15 milion euro të tjera, të cilave do t’u shtohen 10 milion bonuse në total në rast se do të jenë arritur objektiva sportive dhe personale, që do të lidhen me këtë sezon dhe të tjerat: në rast të rishitjes së parakohshme në krahasim me pagesën e të gjitha bonuseve, në fakt, pjesa e mbetur do të shtohet mbi përqindjen që do t’i takojë Brescias (e lënë 15%).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu