Kryebashkiaku Damiano de Rosa fton Ibra-n ti bashkohet Napolit

Rinovimi i Ibrahimovic po “përvëlon” faqet e gazetave dhe fantazinë e tifozëve të klubeve të tjera italiane.

Mes të gjithëve, siç shkruan e përditshmja e Tuttosport, është kryetari i Bashkisë së Prata Sannita, Damiano de Rosa që e fton Zlatan të tranferohet në Napoli.

“Do të të njoftoj”, duket se i ka thënë Ibrahimovic që nuk dihet nëse është në kontekstin e shakasë.

Sugjerime këto që nuk ka mundësi të zhvillohen.

Sulmuesi suedez dëshiron të qëndrojë tek Milan, edhe pse dakortësia ekonomike për rinovimin nuk është gjendur akoma.

Palët janë akoma larg.

Elliot nuk don të ofrojë më shumë se 5 milionë plus bonuset në vit, ndërsa kërkesa e Ibrahimovic është më shumë se 7 milionë plus bonuset./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu