Krunic “zbulon” Ibrahimovic: Më i forti te ky aspekt! Ju tregoj pse nuk u largova

Rade Krunic mbeti në Milano pasi ai ishte afër lamtumirës gjatë gjithë seancës së transferimit. Boshnjaku tani dëshiron të bëhet një element i rëndësishëm për ekipin dhe goli ndaj Celtic është një hap vendimtar përpara.

Ish-mesfushori i Empoli është duke gdhendur një hapësirë ​​të rëndësishme për veten e tij si një mesfushor sulmues atipik, i aftë të sjellë shumë sasi në këtë repart.

I intervistuar nga Sky Sport, Krunic bëri një vlerësim të situatës së tij dhe atë të Milanit: “Unë jam përqendruar te Milani, nuk kam menduar kurrë për ndonjë gjë tjetër.

Në Empoli kam luajtur më shumë, por është më mirë të qëndroj në një ekip të shkëlqyer. Përshtatem sipas asaj që dëshiron trajneri, më pëlqejnë këto gjysmë role”.

Boshnjaku pastaj shprehet për Ibrahimoviç: “Ai është më i forti nga të gjithë, madje edhe mendërisht, aty ku nuk ka tjetër si ai në futboll”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu