Krunic: “Qava kur arrita akordin me Milanin. Tani ndihem mire dhe jam gati. Idhulli im ka qene….”

Rade Krunic ishte lojtari i radhes i perzgjedhur nga klubi per t’iu pergjigjur pyetjeve te tifozeve kuqezinj ne faqen zyrtare te Milanit ne Instagram.

Gjate pergjigjeve te pyetjeve, Krunic zbuloi per tifozet se ka qare kur arriti akordin per t’u transferuar tek kuqezinjte si dhe theksoi qe do te jape maksimumin per skuadren.

Pergjigjet e Krunic:

Per transferimin tek Milani, – Krunic: Qava kur arrita nje marreveshje me Milanin dhe isha i sigurt se do te bashkohesha me kuqezinjte”.

Mbi rolin rolin qe i pelqen me se shumti te luaje, – Krunic: “Mesfushor, i majte apo i djathte nuk ka rendesi”.

Per tifozet e Milanit, – Krunic: “Tifozet jane te jashtezakonshem, eshte gjithmone nje emocion i shkelqyeshem per te luajtur ne San Siro. Ata e vleresojne faktin qe gjithmone perpiqem te jap maksimumin”.

Ng kush frymezohet,- Krunic: “Frymezohem nga Iniesta, ai ka qene gjithmone nje nga ata qe me pelqen me shume. Me pelqen stili i tij i te luajturit”.

Mbi Milanin, – Krunic: “Gjithmone me eshte dukur nje klub i madh. Isha shume i lumtur pasi mberrita ketu, sic jam dhe tani”.

Idhujt e tij qe femije, – Krunic: “Si idhul kam pasur Kaka dhe Ronaldinhon ne kohen kur ka qene tek Barcelona”.

Ne lidhje me transferimin nga Empoli ne Milano, – Krunic: “Transferimi ne Milano ishte nje kenaqesi e madhe. Mezi prisja ta vishja kete fanelle dhe te luaja ne San Siro”.

Mbi kundershtarin me te forte qe eshte perballur, – Krunic: “Kam luajtur kunder shume lojtareve te forte, por nese duhet te zgjedh nje, them Dybala”.

Premtimi per tifozet, – Krunic: “Ne gjithmone do te japim me te miren si ne loje dhe ne stervitje, pastaj do te shohim se çfare do te ndodhe”.

Per numrin e fanelles, – Krunic: “Nuk e zgjodha rastesisht. Numri im i preferuar eshte 33 dhe kur ekziston mundesia ate zgjedh gjithmone”.

Nje definicion per Milanin, – Krunic: “Ka shume per te percaktuar Milanin. Une do te thoja, i mrekullueshem.”

Me cfare note do te vleresonte tifozet, – Krunic: “Nota per tifozet eshte me e larta e mundshme”.

Per lendimin, – Krunic: “Tani jam mire, nuk kam pasur asnje problem ne kembe per nje muaj. Sapo te kthehemi, do te jem gati”.

Per rikthimin e futbollit, – Krunic: “Shpresojme te rifillojme stervitjen me 4 maj dhe me pas te fillojme perseri te luajme se shpejti. Mezi pres qe te fillojme te luajme perseri”.

Per synimet e Milanit, – Krunic: “Ne jemi Milani dhe duhet te kemi ambicie te rendesishme si Evropa. Ne do te japim me te miren”.

Per Ibren dhe Rebic, – Krunic: “Ibra, te gjithe e dine se eshte nje kampion. Rebic u tregoi te gjitheve se çfare mund te beje dhe eshte nje lojtar i madh.”

Endrrat e tij,  – Krunic: “Para se gjithash shpresoj qe te gjithe te jene mire. Me pas shpresoj te bej nje gol te rendesishem qe do t’i sherbente Milanit per te luajtur ne Evrope vitin e ardhshem.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu