Krunic i shitur, por Milani ka një motiv që po e mban ende!

Milani është gati të shesë Rade Krunic te Freiburg, por ekziston një detaj që po e frenon lamtumirën për tani.

Sipas asaj ka mësuar “Calciomercato.com”, mesfushori boshnjak i blerë verën e shkuar te Empoli për 8 mln euro, mund të jetë një alternativë e dobishme si sonte në Europa League, ashtu edhe në kampionat ndaj Bologna, pasi Sandro Tonali nuk është ende 100% gati dhe nuk ka asnjë alternativë veç Bennacer dhe Kessie.

Nëse nuk ka nevojë, do të ruhet, por në rast urgjence, përsëri mund të jetë i dobishëme para lamtumirës.

Oferta e fundit e gjermanëve është 6 mln euro dhe 2 bonuse të arritshme thjeshtë. Edhe Torino ka bërë sondazhe por deri tani asnjë ofertë zyrtare si klubi gjerman.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu