Kriza e Covid-19 godet rëndë Milanin, kuqezinjtë me buxhet të limituar në merkato

Raportohet se Milani do ketë një buxhet prej vetëm 30 milionë eurosh për të shpenzuar në merkato.

Impakti i pandemisë Covid-19 ka qenë shumë i dukshëm, pasi Milani si shumë ekipe të tjera po vuan në aspektin financiar pasi ka humbur shumë para gjatë tre muajve të izolimit.

“Calciomercato.com” pretendon se drejtuesit e Milanit po përpiqen të reduktojnë shpenzimet në Milanelo dhe kanë aprovuar një buxhet prej vetëm 30 milionë eurosh për Maldinin dhe Masarën për tu shpenzuar në merkato.

Në këto rrethana, kuqezinjtë po mendojnë të shesin që të arkëtojnë të ardhura ku emri i parë që pritet të shitet është Davide Kalabria që vlerësohet rreth 12 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu